Spiunia ruse e martuar me një durrsak, ja si u kapën duke vjedhur në një dyqan në Kosovë

06.03.2019 10:54:11

Pak ditë më parë autoritetet kosovare vunë në pranga një shtetase ruse dhe bashkëshortin e saj shqiptar, të akuzuar për vjedhje në një dyqan. Mediat raportojnë se Iana Minochkina, shtetase ruse dhe bashkëshorti i saj shqiptar, Luis Bekteshi të dy pjesëtarë të UNMIK-ut në Kosovë po procedohen tashmë në gjendje të lirë.

Njësoj si nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës.

Ata janë kapur nga kamerat duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba.

Punëtorët e dyqanit i kishin vërejtur sjelljet e çuditshme dhe kishin lajmëruar policinë.

Por mediat e Kosovës që citojnë burime nga shërbimet e inteligjencës raportojnë se rusja dyshohet edhe për aktivitet spiunazhi në Kosovë.

Minochkina është drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare “Perspektiva”, me qendër në Durrës. Para se të shkonte në Kosovë ajo ka punuar edhe në Shqipëri. Po ashtu, ajo ka punuar për pak kohë edhe si ambasadore e të rinjve në OSBE. Sipas të njëjtave burime veprimtaria e saj në Kosovë është tejet e dyshimtë.

Ajo ka arritur të hyjë në brendësi të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë përmes aktiviteteve për të rinjtë në kuadër të UNMIK-ut. Me aktivitetet e saj, ajo ka e angazhuar edhe për krijimin e një opinioni të mirë për Federatën Ruse tek të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe bashkëshorti i saj nga Durrësi është i angazhuar në projekte të Këshillit të Europës për të rinjtë