Sqarohet Frashër Krasniqi për bisedat telefonike: Biseda me Dardanin për një person të tretë

22.12.2018 17:20:47

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, pas publikimit të disa bisedave në KosovaPress, ka sqaruar se biseda tij me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Biseda ime me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë. Pra unë vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush.

Jam shumë i lumtur që jam në PSD e edhe më i lumtur që PSD po forcohet përditë, me qëndrimet e saj alternative dhe me punën e palodhshme në teren. Mediet që paskan “spiunuar” prej skutave të Kuvendit, nuk e kanë parasysh që kur një fjali hiqet nga konteksti, deformohet gjithçka”, ka shkruar ai.Lexo po ashtu:

Komunikim interesant në telefon i Pal Lekajt e Bilall Sherifit me Dardan Molliqajn në seancën e Kuvendit (Foto/Video)

Përndryshe, KosovaPress, ka publikuar bisedat në mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit me Dardan Molliqajn, si dhe bisedën e Molliqajt me Frashë Krasniqin, në të cilën nuk dihej që ishin fjalë të personin të tretë, sepse vinin nga ai.