Stafi i Prokurorisë në Pejë dalin negativ pas testimit për coronavirus

22.06.2020 08:52:18

Javën që lamë pas një prokurore në Pejë rezultoi pozitiv me COVID-19, pas testimeve të bëra nga IKSHPK-ja.

Pas kësaj një pjesë e stafit që kishin pasur kontakt me të u vetë izoluan.

Të njëjtit pas testimit për coronavirus kanë rezultuar negativ. Lajmin e  ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Një pjesë e stafit që kanë qenë në vetë izolim me rekomandim të IKSHPK-së, pas testimit të bërë kanë rezultuar negativ”, ka thënë Nikçi.

Kujtojmë se menjëherë pasi që prokurorja doli e infektuar me virusin COVID-19, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë kishte kërkuar që të veproret sipas Planit për Menaxhim të Krizës të hartuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.