Stanishev: Maqedonisë i duhen reforma urgjente

27.05.2017 14:32:50

Ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, ka marrë pjesë në kongresin e 22-të të LSDM-së. Në fjalimin e tij Stanishev tha se, Maqedonia ka nevojë për reforma urgjente.

 

“Partia juaj ka luftuar për demokraci dhe sundim të së drejtës. Socialdemokratët e evropës ju mbështesin fuqishëm. Vendit tuaj i duhen reforma. Partitë evropiane do ju mbështesin për ato”, tha në fjalimin e tij, ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev.