STARTON NDESHJA AUSTRIA-KOSOVA, “DARDANËT” E RINJ SYNOJNË FITORE

15.11.2019 19:10:09

Ka startuar ndeshja ndërmjet Austrisë U21 dhe Kosovës U21, e vlefshme për Evropianin e ardhshëm.

“Dardanët” e rinj kërkojnë  fitore në ndeshjen që po zhvillohet në Ried kundër ekipit nikoqir, Austrisë.

Skuadra e Rafet Prekazit ndodhte në vendin e tretë dhe me fitoren eventuale synon të barazoj pikët me Austrinë në vendin e dytë duke qenë më afër kualifikimit për Euro 2021.

Radio Televizioni i Kosovës po e transmeton ndeshjen direkt, sfidë kjo që pritet të prodhoj ndeshje interesante, sepse pikët janë të vlefshme për të dy skuadrat, sidomos për përfaqësuesen tonë.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës kombëtarja e Kosovës U21 e zhvillon me 27 mars 2020 në Prishtinë dhe e pret Shqipërinë.