Statusi i Kosovës është çështja më e rëndësishme për Serbinë

13.11.2017 21:55:51

Statusi i Kosovës është çështja më e rëndësishme kombëtare, në zgjidhjen e së cilës do të mund të kontribuonte formimi i komisionit kombëtar ose shtetëror.

Ky ishte konkludimi i takimin të përfaqësuesve të instituteve shoqërore dhe humanistike në Beograd, në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.

Aty u tha se zgjidhja e kësaj çështjeje është e rëndësishme për fuqizimin ekonomik të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë dhe u vlerësua se dialogu i brendshëm nuk do të kufizohej për periudhë të shkurtër, kurse zgjidhjet e paraqitura do të duhej të ishin të kënaqshme edhe për palën serbe dhe atë shqiptare.

Sipas drejtorit të Institutit për Historinë Bashkëkohore, Momçillo Pavloviq, formimi i “komisionit kombëtar| do të ishte parakusht për aktivitetet e mëtejme në kërkimin e zgjidhjes për statusin e Kosovës.

 

Sipas tij, ky komision do të duhej t’i publikonte të gjitha dokumentet që lidhen me Kosovën prej vitit 1981.

Vojislav Pavloviq, nga Instituti për Balkanologji i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ka deklaruar se përveç preokupimit me territor, duhet të ketë brengosje edhe për njerëzit.

“Territori pa njerëz më duket më pak i vlefshëm”.

Në takim ishte prezent edhe Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë