Stavileci: Sulmi ndaj gruas time, ishte sulm ndaj meje

06.09.2017 21:19:42

Zëdhënsi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka theksuar se sulmi ndaj bashkëshortes së tij, ka qenë sulm ndaj tij.

Stavileci. në emisionin “Rubikon” të KTV, ka thënë se ai ka qenë cak i sulmit, duke shtuar se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë ata që ia kanë sulmuar fizikisht gruan e tij, Vitoren.

“Ata i kanë thënë që përcjella mesazhin burrin tënd, që nëse ai vazhdon kështu, do t’iu ndodhë të gjithëve e njëjta gjë. Ne këtij subjekti politik ia kemi demaskuar keqpërdorimet që i ka bërë në administratën publike të kryqteytit”, ka thënë Stavileci.