Stoltenberg –Vuçiqit: Më vjen keq për viktimat, por NATO bombardoi Serbinë për t’i mbrojtur civilët në Kosovë

23.11.2016 23:07:51

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë në Bruksel se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithmonë të mirëpritur në Beograd, por kjo ka një arsyeje.

Pas bisedave në selinë e NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg me Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka shprehur keqardhje për viktimat civile gjatë bombardimeve të NATO –s në vitin 1999, por ai thotë se këtë NATO ka bërë për të mbrojtur viktimat civile në Kosovë.

Sipas Vuçiqit, është “një gjë e rëndësishme për serbët dhe Serbinë” kur Jens Stoltenberg shprehu keqardhje për viktimat civile gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999.

Vuçiq tha se Stoltenberg e falënderoi dhe i tha i vjen keq për viktimat e pafajshme, “gjatë bombardimeve në Serbi nga NATO.