Studentët e FSHMN-së mbajnë mësimin në kushte të vështira (VIDEO)

07.10.2016 21:26:34

Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore ka vite që nuk kanë objekt të vetin dhe për këtë arsye studentët e biologjisë, fizikës, kimisë, matematikës dhe gjeografisë i zhvillojnë ligjëratat në kushte shumë të vështira.

Dekani i këtij FSHMN-së, Tahir Arbneshi, ka thënë se këtë problem disa herë e ka paraqitur në Komunën e Prishtinës. Por kjo e fundit ende nuk ka ndarë një lokacion për ta ndërtuar këtë Fakultet.

Zyrtarja për informim e komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu përmes telefonit i tha Klanit se rektorati i UP-së duhet t’i bëjë një shkresë komunës për këtë çështje e më pas të vendoset se çka do të bëhet.

Për më tepër mund ta shikoni kronikën: