Studentët e Kosovës që ndjekin studimet në Francë ftohen të paraqesin kërkesën për vizë

20.08.2020 17:28:32

Ambasada e Francës në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjithë studentët kosovarë të cilët ndjekin studimet në shtetin francez të paraqesin kërkesën për vizë studentore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ambasadës, thonë se studentët, kërkesën për vizë studentore, mund ta bëjnë pranë ambasadës së Francës në Shkup.

“Që nga data 19 gusht, studentët kosovarë të cilët ndjekin studimet në Francë për vitin akademik 2020-2021 ftohen të paraqesin, sa më shpejt të jetë e mundur, kërkesën për vizë studentore pranë Ambasadës se Frances në Shkup”, thuhet në njoftim.

Për të ndjekur procedurat duhet klikuar në KËTU.

Në momentin e udhëtimit në Francë, studentët kosovarë, përveç vizës së tyre studentore, me vete duhet të kenë certifikatën e regjistrimi në një universitet, certifikatën e udhëtimit dhe deklaratën personale, dëshmi se nuk kanë simptoma të COVID-19 ( në linkun ).

Rekomandohet gjithashtu rezultati i testit PCR , jo më i vjetër se 72 orë