Studentët e UP-së protestojnë kundër provokimeve të Serbisë

18.01.2017 11:55:29

Provokimet e vazhdueshme të bëra nga Serbia, në drejtim të Republikës së Kosovës, kanë bërë që një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP), të shprehin indinjatën e tyre duke protestuar.

Ata kanë thënë se ndalimi i Haradinajt në Francë, hyrja e trenit ilegal në Kosovë, mbajtja e liturgjisë nga pelegrinët serb në Kishën e cila ndodhet në oborrin e UP-së, janë disa nga arsyet që këta të rinj kanë dalë që të protestojnë, transmeton Telegrafi.

“Në si studentë kemi vendosur që t’i ekspozojmë fotografitë e krimeve dhe kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë”, ka thënë njëra nga protestuesit.

Megjithatë, raportohet se studentët janë penguar nga Policia e Kosovës për t’i vendosur fotografitë e masakrave në objektin kishtar.