Studentët vendosin foto të krimeve serbe dhe flamurin amerikan në kishë (Foto)

26.09.2016 12:56:59

Një grup studentësh nga organizata “Demokracia studentore”, kanë realizuar sot një performancë pranë kishës në oborrin e UP-së.

Ata kanë vendosur një pano me fotografi të masakrave që forcat serbe i kanë kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 98-99.

Përveç panos, edhe një kornizë me fotografi të ndryshme është vendosur në hyrje të kishës.

Ngjitur me këtë kornizë xhami, janë vendosur edhe flamujt kuq e zi dhe ai amerikan.

Forcat e Policisë së Kosovës ishin të pranishme gjatë gjithë kohës në këtë ngjarje. Ata lejuan që për pak minuta panoja dhe fotografitë të qëndrojnë në derën kryesore të kishës, ndërkaq më vonë policët iu thanë studentëve që t’i heqin nga dera dhe t’i vendosin në muret anësore.

Performanca e studentëve u përcoll edhe nga mediat serbe.

 

Kisha ne oborrin e UP

Studentet 11

Kishaa

studentett