Studimi: Bëjini mbledhjet në këmbë për më shumë produktivitet

29.10.2017 21:41:20

Shkencëtarët shprehen se nëse kërkoni t’i bëni punonjësit më produktivë dhe më krijues, gjatë mbledhjeve duhet të qëndrojnë në këmbë, pasi ashtu janë më pak armiqësor. Studiuesit thanë se largimi i karrigeve nga sallat e mbledhjeve, mundet që madje edhe të përmirësojë shëndetin e punonjësve. Hulumtimet tregojnë gjithashtu se përdorimi i tavolinave të larta mund të jetë më efektiv nga sa mendohej më parë. Projektuesit duhet t’i organizojnë zyrat në mënyrë të tillë që të shmangin sa më shumë jetën sedentare në punë