Stuhi, rrufe, breshër, përmbytje… Moti për sot dhe nesër

11.09.2017 16:45:51
Moti i keq që ka pushtuar Shqipërinë ditën e sotme pritet të mbizotërojë territorin edhe paraditen e nesërme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bëri me dije se, sot pasdite priten reshje në të gjithë territorin, që do të vazhdojnë (me ndërprerje) edhe gjatë ditës së nesërme, kryesisht paradite.

Në zota të kufizuara, shirat do të jenë intensitet në formë shtrëngate me rrufe, breshër (me dimensione të mëdha) dhe erë momentale të fortë.

Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojë probleme të kufizuara në rrjetin e kanalizimeve në zonat urbane, paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave.