Suhareka përveç dëmeve materiale nga vërshimet, ka edhe përsona të lënduar

18.08.2018 09:27:23

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se dëmet nga vërshimet e fundit në këtë komunë parashihen të jenë miliona euro.

Në një intervistë, në të cilën ka folur për pasojat e përmbytjeve nga reshjet e shiut, Muharremaj ka thënë se më të prekura janë rrugët, hapësirat bujqësore dhe katet përdhes të shtëpive.

Përveç dëmeve materiale, ai ka treguar se lëndime kanë pësuar edhe dhjetë persona.

Kryetari Muharremaj ka deklaruar se mundësitë e kësaj komune për t’u përballur me këto dëme janë të pakta.

Prandaj, sipas tij, mbështetja e Qeverisë për Suharekën është shumë e nevojshme.