Sulm fizik ndaj policëve të Vushtrrisë

16.07.2017 14:08:59

Në qytetin e Vushtrrisë janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë kërcënuar dhe ofenduar zyrtarët policor.

Madje njëri nga të dyshuarit edhe e ka sulmuar fizikisht njërin nga policët, duke i shkaktuar lëndim trupor.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri  fillimisht është dërguar në mbajtje dhe pas kompletimit të lëndës është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente dhe pastaj është dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.