Sulm në Katedralen Koptike në Kajro, 20 të vrarë e 50 të plagosur (Video)

11.12.2016 11:21:42

Të paktën 20 persona janë vrarë, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sot afër Katedrales Koptike në Kajro, njoftojnë forcat e sigurisë të Egjiptit.

Momentalisht, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, kurse një medium lokal Sada el-Blad ka njoftuar se një sulmues i paidentifikuar ka hedhur bombë në katedralë.

Të krishterët koptikë e përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Egjiptit.