Në seancën dëgjimore prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Fitim Thaqin, i cili të premten ka sulmuar fizikisht gazetarin Vehbi Kajtazin.
Avokati i Thaçit konfirmoi për KosovaPress kërkesën e Prokurorisë.
Ai beson se gjykata do ta lirojë klientin e tij.
Thaçi kishte sulmuar fizikisht gazetarin Kajtazi të premten në një kafene në Prishtinë, ndërsa mbrëmë është dorëzuar në Polici.
Ai ka thënë se nuk e ka njohur gazetarin por që sulmi i tij është bërë pasi që e ka shtyrë me krah gazetari Kajtazi.






































