Sulmi në Stamboll, mes viktimave, 1 shqiptar. Dy të tjerë të plagosur

02.01.2017 18:00:57

Mësohen të tjera detaje për masakrën në Stamboll, natën e ndërrimit të viteve. Agresori që derdhi rreth 180 plumba mbi njerëzit që po festonin në lokal nate në Stamboll mbërriti me taksi në vendin e ngjarjes. Pasi vrau fillimisht një roje sigurie dhe një agjent udhëtimesh pranë hyrjes, për 7 minuta qëlloi pa dallim kundër njerëzve që po festonin.

27 prej viktimave ishin shtetas të huaj. Sipas agjencise së lajmeve Presheva Jone mes tyre është edhe 1 shtetas me origjinë shqiptare që jetonte në Turqi. Dy shqiptarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Agresori që arriti të largohej në mes të kaosit thuhet të jetë nga Uzbekistani ose Kirgistani. Ndërsa konfirmoi zhvillimin e një operacioni të madh kërkimi ministri i Brendshëm Sulejman Soylu tha se shpresonte që agresori të kapej sa më shpejt.

Sulmi me 39 viktima dhe 70 të plagosur është marrë përsipër nga ISIS.

2