Sulmohen dy policë në Prishtinë

11.11.2017 10:42:26

I dyshuari ka refuzuar urdhërin e policisë Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës në rroba civile kanë ndaluar në Prishtinë një veturë Opel, të cilën e drejtonte një i dyshuar, pasi që i njëjti po voziste në trotuar duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Sipas policisë, i dyshuari ka refuzuar që t’iu jap dokumentet, si dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. “Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Me vendi të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.