Sulmohet dhe grabitet 66 vjeçari nga Kumanova

06.11.2016 13:13:27

Persona të maskuar kanë sulmuar dhe grabitur një 66 vjeçar, banorë të fshatit Hotël të Kumanovës.

Siç njofton MBP-ja, mbrëmë në orën 20:50, në Hotël, tre persona deri tani të panjohur, janë futur në shtëpinë e T.S (66), e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë 300 franga zvicerane, 150 euro, 14000 denarë dhe një armë të cilën i lënduari e ka poseduar me leje, si dhe telefona mobil të llojit “Samsung” dhe “iPhone”.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB-së në Kumanovë, dhe po ndërmerren gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.