Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënon gol të bukur (VIDEO)

21.10.2016 23:20:45

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar një gol në humbjen e skuadrës së tij Genclerbirligi. Ekipi i tij u mposht 2:1 ndaj Rizespor.

Muriqi nuk luajti nga fillimi, por në fillim të pjesës së dytë ai u inkuadrua në lojë, ku në minutën e 76-të shënoi golin e barazimit. Megjithatë skuadra e tij pësoi humbje në fund.

Ky ishte goli i dytë i Muriqit në Super Ligën turke.