Supriza për Tiranën! Kandidat i përbashkët PD-LSI për udhëheqësin e Bashkisë

04.05.2018 19:25:14
Në vitin 2019 në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale, që përcaktojnë kryetarët e rinj të bashkive. Lëvizja Socialiste për Integrim pritet te jetë në koalicion me Partinë Demokratike. Çka do të thotë se do të kenë kandidatë të përbashkët.

Në një bisedë me gazetarin Agim Xhafka, kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi, thotë se bashkë me Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së, po mendojnë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës. Në garë për një mandat të dytë pritet të jetë sërish kryebashkiaku Erion Veliaj, pro të cilit janë shprehur mjaft nga zyrtarët e majtë.  Por vetë Kryemadhi thotë se nuk beson që kryeministri Edi Rama do ta rikandidojë Veliajn për kryebashkiak.

“Të mos jetë militant dhe një njeri i pëlqyer nga një masë e madhe”, thotë Kryemadhi për kandidatin e përbashkët.

Kryetarja e LSI-së nuk beson se ka marrëveshje Rama Basha. E quan të mbyllur të parin dhe për Lulzim Bashqën shprehet se është partner i besueshëm, serioz, i kulturuar, i sjellshëm dhe jo si ai rrugaçi, (këtu e ka fjalën për kryeministrin Rama).

Ndërsa për Berishën thotë se zë një vend të nderuar ndër politikanët. “Është me plot cilësi dhe i rrallë”, shprehet ajo.

Kryemadhi nuk përjashton as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shkrimi i plotë nga Agim Xhafka

Monika Kryemadhin e kam njohur qysh 26 vjet përpara. Atëhere kur ajo çupkë e vogël vinte tek selia e PS-së e atje na u njoh me një djalë të ri, që quhej Ilir Meta dhe që atëhere kjo dyshe nuk ndahet. Bashkë në një shtëpi e bashkë në politikë.

E di që takimi me Monikën nuk ngjall gazmend në mjaft friendsat e mij. Nga që ndaj çiftit Meta është hedhur plot llum e plot shpifje. Ka shumë që i besojnë, por unë si shën Thomai nuk bindem po mos pashë një vendim gjyqi ku të shkruhet e zeza mbi të bardhë faji a krimi që ata kanë kryer. Se deri tani fjalë, fjalë, fjalë. Bile Metës ia kanë hequr dy herë imunitetin e ncuk provuan gjë. Nejse,e kishim te Monika. Lashë një takim me miken time të vjetër dhe e gjeta më të re se para 25 vitesh. Më elegante, më syqeshur, më e bukur dhe po aq e shkathët dhe guximtare. Priste jo në zyrën e vet, por në paradhomë, me ca shoqe e sekretaren. Se kështu ka ngelur,njësoj anëtare, deputete, kryetare.

Kur kthej kokën pas e sjell pasazhe nga hyrja e saj në PS,më kujtohet se bashkë me Ilirin,qysh më 1993 kërkonin që partia të bëhej anëtare e Internacinales Socialiste. Por kërkesat rrëzoheshin se e kaluara e kësaj partie ishte kriminale. Ndaj çifti Meta gjeti veglën, kërkoi që FRESSH të hynte në Internacionale. Dhe ia dolën,u pranuan. Më pas u fut nëna parti. Por merita eshte e Monikës dhe e Ilirit. Jo e Ruçit, Nanos, Xhafajt, Pëllumbit e plot aparatçikëve që e detyruan këtë çift të rinjsh ta braktisnin socialisten që iu doli pak shtatzanë,parti shfaqi mosmirënjohje ndaj tyre.

E them hapur që Monikës në politikë askush nuk i ka falur gjë. As post, as rol, as miqësi e përkrahje. Ka luftuar dhe i ka rrëmbyer. Kur i them asaj se Rama sot është i fortë se ka kompetenca dhe shumë para, më pyet:”Më i fortë se Hitleri!” Kur i them se opozita duket e përgjumur dhe nuk ngjall shpresë më thotë se edhe më 1997 nuk kishte opozitë të fortë. Ajo beson tek populli. Beson shumë, ngre sytë lart duke thënë se zoti e ka shkruar rrëzimin e Ramës.

Në biseda për mjerimin e për varfërinë tregon se borxhi ka shkuar 81% e prodhimit të brendshëm. Nuk do ketë para as për investim, madje as për rroga. Pérplasja sociale duket në prag. E kësaj i shton skandalin Tahiri. Një qeveri mafioze që mbron krimin e ministrit të vet do hedhur në plehra. Për vettingun thotë se e kanë votuar me ndërgjegje. Rama nuk e donte, por i ngeci nga që pandehte se ne do thoshim jo. Tani ka sjellë kakofoni e drejtësia nuk di ku ka kokën. Jemi pa gjykatë kushtetuese e pa gjykatë të lartë,si shtet fisesh të Amazonës.

Beson se Edi Rama do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndryshime në kod zgjedhor nuk shpreson, por futjes së banditëve në zgjedhje ua ka gjetur zgjidhjen. Si,e pyes. Do gjejmë dhe ne banditë, shprehet duke qeshur.

Në diskursin e saj duket sikur mungon kritika ndaj Lali Erit. Nuk ia vlen, se ai nuk do kandidojë më. E shpreh të sigurt se sipas saj Lali Eri ka kuota më të larta se Rama e ketë i gjati nuk e gëlltit dot.

Pyetjes në se do jenë në koalicion me PD,Monika pa dyshim e pranon. Bile e avancon si mendim duke nënkuptuar se me Bashën po mendojnë një kandidat të përbashkët fitues për Tiranën. Të mos jetë militant dhe një njeri i pëlqyer nga një masë e madhe.

Monika nuk beson se ka marrëveshje Rama Basha. E quan të mbyllur të parin dhe për Lulin shprehet se është partner i besueshëm, serioz, i kulturuar, i sjellshëm dhe jo si ai rrugaçi, e ka fjalën për kryeministrin. Ndërsa Berisha ze një vend të nderuar ndër politikanët. Është me plot cilësi dhe i rrallë.

Në kohën që biseda jonë vërtitej rreth zgjedhjeve në televizion u shfaq Ahmetaj që komunikonte nga ekrani me biznesmenët e vegjël. Më kujton filmat shkencorë të hapësirës, më tha. Nuk guxojnë jo t’u afrohen njerëzve, por as t’i shohin në sy. Rrënuan ekonominë e krejt vendin. Më pas mësova se kanë nisur nga puna seksionet përkatëse në LSI.

-Më duket se do kemi zgjedhje,-i thashë.

-Do i kërkojë Rama vetë, se është zënë në çark. I ka ngelur bishti brenda” -qeshi ajo.