Surroi propozon amnisti për deputetët që hodhën gaz kundër Asociacionit

03.01.2018 17:43:57

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook në mënyrë të tërthortë ka komentuar aktgjykimet e sotme ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes.

Pas publikimit të aktgjykimit, Surroi në profilin e vet të Facebookut ka bërë tri propozime të cilat, sipas tij, në Kosovë do sillnin pajtimin e përgjithshëm.

Për fillim ai ka propozuar hartimin e një projektligjin për amnistinë e deputetëve të Vetëvendosje katër nga të cilët u dënua me burgim me kusht.

Ai ka thënë se ky projektligj do të duhej të kishte përkrahjen e Grupeve parlamentare ndërsa në fund Kuvendi me procedurë të shpejtuar do të duhej ta shqyrtonte dhe ta miratonte Ligjin për amnisti.