Suzanna Shkreli kandidatja për në Kongres të SHBA-së

15.09.2016 12:06:22

Suzanna Shkreli është shqiptarja që kandidon për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Partisë Demokratike.

Ajo ka lindur në Michigan nga prindër shqiptar, vend për të cilin garon që të përfaqësoj në kongres. Shkreli ka zhvilluar karrierën e saj si prokurore dhe ka përfaqësuar Departamentit e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në trajnime të ndryshme, e cila aktualisht shërben në “Child Protection Unit”, ku është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përfshirë keqtrajtimet fizike dhe abuzimet seksuale.