Svarqa: Aliu u detyrua nga shefat e tijt’i hyjë garës për kryetar të Ferizajt (Video)

10.11.2017 21:49:33

Kandidati për kryetar të Ferizajt, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muharrem Svarqa, ka theksuar se kundërkandidati i tij, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Aliu, i ka hyrë garës për të parin e Komunës, sepse sipas tij, këtë e kanë kërkuar shefat e partisë së tij.

Svarqa në emisionin “Duel D”, ka thënë se Aliu duhet që t’i thurë elozhe dhe t’ia bëjë qejfin shefave të tij, derisa këtë gjë nuk e bënë me dëshirën e tij.

“Komuna e Ferizajt ka qenë e rreshtuar në anën e progresit dhe PDK nuk shquhet për progres. Derisa disa atribute që thuhen për kundërkandidatin se është burri i mirë ose tjera, nuk janë të elemente të mjaftueshme për ta drejtuar komunën tonë”, ka shtuar Svarqa.