“Syri i Popullit” – apo dora e Albinit dhe e agjenturave serbo-ruse që synon destabilizimin e vendit dhe rrënimin e institucioneve të shtetit?

15.03.2017 13:28:29

Nga Rexhep Kastrati

Në orët e para të ditës së sotme, një organizatë e vetëquajtur “Syri i Popollit” ka shpërndarë një Komunikatë, me të cilën ka bërë përurimin e saj publik. Mirëpo, ajo që është për të vënë re nuk është fort dëshira për përurimin e saj, sepse secila organizatë terroriste, një nga qëllimet e saj ka tërheqjen e vëmendjes së opinionit për të, por ajo që bie në sy është fakti se përmend një datë kur na qenkëshin mbedhur “avni rrustemat”për të vrarë “tradhtarët”. Është kështu për faktin se në këtë Komunikatë përmendet data 28 nëntor 2001 si datë kur na qenkëshin mbledhur këta “avni rrustema”, e që i bie më shumë se 15 vjet më parë. Dhe që këto zë fill shpjegimi i budallakisë dhe injorancës së atyre që e kanë shkruar këtë Komunikatë, pasi që nëse këta “avni rrustema” na qenkëshin mbedhur më 28 nëntor 2001, pse paskan qëndruar 15 vjet në heshtje: vallë nuk ka pas “tradhti” që 15 vjet, apo veç tash më 2017? Kjo pyetje shtrohet edhe për faktin se Hashim Thaçi është në politikë që nga kohë e luftës e këndej, dhe partia e tij ka udhëhequr qeverinë vazhdimisht me përjashtim të 3 viteteve kur ka qenë koalicioni LDK – AAK, dhe tash këto dy vitet e fundit, kur është koalicioni LDkK – PDK. Madje në mandatin e kaluar i bie të kenë zënë rrënjë marrëveshjet e para në negociatat me Serbinë në Bruksel, dhe kur kishte dalë në sipërfaqë klani “Pronto”. Vallë nuk paskan parë “tradhti” atëherë, po vetëm tash më 2017? Dhe gjatë mandateve qeverisëse të të tjerëve: të PDK-së dhe AAK-së nuk ka ndodhur asnjë lëvizje më e vogël, asnjë problem ndaj qeverive të drejtuara nga ato. Kurse që nga koha kur drejtimin e Qeverisë e ka marr LDK dhe kryeministri Mustafa, nuk ka kaluar periudhë kohore, pranverë,verë, vjeshtë apo dimër ka pas shumë forma të dhunshme, anarkiste dhe terroriste  ndaj institucioneve të shtetit, e në mënyrë të veçantë ndaj kryeministrit Mustafa dhe ndaj familjes së tij. Dhe në ballë të këtyre ka qëndruar sekta okulte e Albinit, e cila ka përdorur gjatë tërë kohës të njëjtën mënyrë komunikimi sikurse që vërehet në këtë farë Komunikate, duke kërcënuar me luftë, me revolucion dhe duke goditur edhe tempullin më të lartë të shtetit: Kuvendin e Kosovës. Prandaj, edhe kjo farë organizate “Syri i Popullit” mund të jetë vetëm një dorë e zgjatur e atyre që gjatë këtyre viteve bënë të gjitha format e mundshme anarkiste, të dhunshme, tribale dhe terroriste, dhe tashmë kanë kaluar në aksione të mirëfillta terroriste, duke kërcënuar me vrasje.

Një çështje tjetër që duhet të kuptohet kur bëhet fjalë për datën se kur mund të jenë mbledhur “avni rrustemat”, pra më 28 nëntor 2001, është edhe çështja e përpjekjes së sektës okulte të Albinit dhe të agjenturave të ndryshme kundërshqiptare për të fshehur ndonjë ndërlidhje me mobilizimin për të cilin kishte folur burri i Albulena Haxhiut, më 2015, si mënyrë për të fshehur lidhjen që mund të ketë sekta okulte e Albinit apo edhe agjentura kundërshqiptare me këtë farë organizate. Pra, a ka mundësi që kjo farë organizate të mos ketë filluar me 28 nëntor 2001, por më 2014 apo 2015, por për të humbur gjurmë, të përmendë vitin 2001.

Dhe e gjithë këto, sikurse gjithë angazhimet e tjera të lartpërmendura, bëjnë të qartë se janë të drejtuar kundër Qeverisë së Kosovës, kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër stabilitetit të vendit. Edhe fakti se për të filluar aksionet terroriste, kjo kuazi organizatë, që lëshon Komunikata pa logo, pa nënshkrim dhe pa asgjë tjetër, por thjesht një copë letër që mund ta shkruajë kush të dojë, ka zgjedhur Azem Vllasin, është një dëshmi tjetër se qëllimi i saj është kundër Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, duke aluduar në të kaluarën e tij komuniste. Mirëpo, duket se kanë bërë pazaret pa hanxhinë, sepse  as Azem Vllasi, nuk mund të ishte simboli, pasi që Azem Vllasi llogaritet i burogsur politik për shkak të mbrojtjes së kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 dhe për shkak të mbështetjes së grevës së minatorëve për këtë qëllim, por edhe për faktin se Azem Vllasi është me status të veteranit të UÇK-së. Në anën tjetër, duhet të kujtojmë se TMK, që ka qenë pasardhëse e UÇK-së ka vorrosur me nderime ushtarake Fadil Hoxhën, kurse ramush Haradinaj, i cili nuk është shpallë tradhtar bashkë me Albin Kurtin, ka pasur këshilltar kryesor një ndër kryekomunistët e Kosovës – Mahmut Bakallin, i cili i kishte krëkuar Jovica Stanishiqit që ta takonte Milosheviqin. Pra, që në start këta kanë gabuar rëndë dhe ia kanë huqur fare, sepse kanë thënë pallavra, të cilat e kanë komprometuar, por edhe e kanë dekonspiruar keq qëllimin e vërtetë, e që me anë të aksioneve terroriste  të destabilizojnë vendin për interesa të Serbisë, përkatësisht vazhdimësinë e angazhimeve të gjertanishme për këtë qëllim.

Kur bëhet fjalë për kryeministrin Mustafa, duhet të kujtojmë se i përket brezit që e kanë shpallë Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit të atij vitit, Referendumin për Pavarësinë e Kosovës të shtator-tetorit 1991, zgjedhjet e para presidenciale dhe kuvendore të 24 majit 1992, si dhe ka qenë ministër i Financave në Qeverinë shumëpartiake të Republikës së Kosovës. Pas luftës ka qenë dy mandate kryetar i Prishtinës me fitore të thella ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe kryeministër i Kosovës me mbështetje të fuqishme amerikane dhe të aleatëve të tjerë strategjikë euro-atlantikë. Dhe kjo mbështetje i është dhënë dhe vazhdon t’i jepet nga partnerët tanë strategjikë, sepse është i vetmi lider shqiptar në Kosovë dhe më gjerë që vazhdon të qëndrojë fort në partneritet me ata partnerë, përkundër obstruksioneve nga Serbia, Rusia, aleatët e tyre drejtpërdrejt, nëpërmjet listës “Srpska” dhe nëpërmjet veglave të tyre në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare. Dhe angazhimi i përbashkët i linjës së Tiranës/Kretës, i asaj udbasho-jugosllavokomuniste dhe i korpusit medietik që kontrollohet nga këto ka qenë tepër i dukshëm, kurse kohëve të fundit është bërë tepër i qartë.

Dhe të fundit që dua të them ka të bëjë me faktin se vetë sekta okulte e Albinit është e mbushur me bijë të linjës së keqe, linjës që ka dëmtuar Kosovën, që nga Ali Shukriu e deri te Sejdo Bajramoviqi. Pse ky farë “Syri i Popullit” nuk ka përmendur fare se Fisnik Ismajli është i biri i Muharrem Ismajlit që thuhet se ka qenë mik i Milosheviqit, pse nuk ka përmendur Erzen Vraniqin që është i biri i Hamdi Vraniqit, për të cilin thuhet se ka dhënë lejen për kishën në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës? Po a nuk është eliminuar Arbnor Dehari se mund të ketë zbuluar lidhjet e Albinit dhe të tjerëve me Beogradin, apo edhe me FSB-në ruse?