Tahiri: Do i nxjerrim para drejtësisë ata që shtyn Astritin drejt vetëvrasjes

16.03.2018 19:40:14

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se rasti i parë i angazhimit të tij në këtë post ka qenë dhënia e epilogut në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

“Angazhim i parë i imi si Ministër i Drejtësisë në kuadër të qeverisë, ka qenë kjo iniciativë që t’i japim një epilog kësaj ngjarjeje tragjike që ka ndodhur në burgun e Prizrenit”, tha Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Ai vazhdoi ta shprehë bindjen e tij se në kuadër të këtij mandati do të zbardhet rasti i Deharit.

“Do të arrijmë t’i nxjerrim para drejtësisë njerëzit qe e kanë shtyrë drejt vetëvrasjes Astrit Deharin”, theksoi ai.