Tahiri fton deputetët që nesër ta votojnë Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës

12.07.2018 23:49:01

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit nga të gjitha partitë politike që nesër të votojnë në lexim të parë Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.

Sipas Tahirit, me këtë ligj përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

“Me Projektligjin për Dhënien ne Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme te Komunës do të rregullohen dhe përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës”, ka thënë Tahiri.

“Nesër pres nga Parlamenti që ta votojë Ligjin në lexim të parë. I ftojë deputetët e të gjitha partive parlamentare ta votojnë Ligjin unanimisht”, tha ai.