Tahiri: Ndërkombëtarët po mundohen ta qetësojnë situatën

07.03.2017 21:36:46

 

Faktori ndërkombëtar po bën përpjeke maksimale për zgjidhjen e krizës politike në vend. Kështu deklaroi analisti Sefer Tahiri në emisionin Arena të TV Shenja. Duke komentuar porositë e fundit nga Brukseli drejtuar Maqedonisë, ai është shprehur se të gjithë janë të vetëdijshëm që situata politike në Maqedoni është shumë serioze dhe mund të kemi implikime, sa i përket stabilitetit jo vetëm politik, por edhe të aspektit të sigurisë.

“Ajo që është esenciale unë mendoj se faktori ndërkombëtar po bën përpjekje maksimale që situate të qetësohet dhe të hyn në binare politik dhe ajo që është ne rëndësishme situata të kanalizohet në mënyrë institucionale. Por, mendoj se edhe partitë politike dhe deputetët kanë përgjegjësi që kjo situate të kanalizohet. Mendoj se nuk duhet të ketë vonesë në kuptimin e konstituimi përfundimtar të parlamentit sepse ai është në një farë mënyre i konstituuar në verifikimin e mandateve”, tha analisti Sefer