Tahiri premton reformim të thellë në sistemin e drejtësisë (Video)

09.11.2017 20:21:59

Ministri i drejtësisë Abelard Tahiri, thotë të jetë i vendosur në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka deklaruar se javën që vjen do t’ia procedojë Qeverisë formimin e një komisioni ndërinstitucional për të monitoruar për së afërmi organet e drejtësisë.

Ndër të tjera, Tahiri ka folur edhe për një menaxhim më efektiv të qendrave korrektuese. Sipas tij, në burgje do të ketë pajisje të reja të sigurisë dhe një numër prej 120 gardianëve të rinj, në mënyrë që të ofrohet siguri më e madhe për të burgosurit. E, për ata të cilët kanë vuajtur më shumë së gjysmën e dënimit, do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë 21 ditë pushimi e jo 14 siç i kanë pasur deri më tani.