Takimet pa rezultate konkrete të dy shteteve shqiptare?!

04.10.2020 14:18:43

Nga Skënder MULLIQI

 

 

Në takimin e katërt më duket të dy qeverive shqiptare , Kosova kishte marr qëndrim refuzues për projektin e Minishengenit të lansuar nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, kryeministri Rama dhe kryeministri maqedonas Zaev, e që, sipas tyre, mbështetet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Politikanët e Kosovës janë bërë të njohur për ndryshimin e qëndrimeve dhe dëklaratave për marrëveshjet që vetë i nënshkruajnë. Varësisht prej rrethanave vetiake politike, tentojnë të dirigjojnë edhe politikën shtetërore e nacionale. Dihet së çfarë qëndrimesh kontraditore kan për tema të interesit nacional, siq e kishin më Demerkacionin , Asociacionin, Fusnotën dhe Gjykaten Speciale …Politikanët tentuan të shfuqizojnë Gjykatën Speciale, por si vonë pak ju doli gjumi së nuk është dashur ajo të votohet në Kuvend. Së fundi presidenti Thaçi ka nisur ta kundërshtojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin vetë bashkë më Mustafën e kan pranuar.Të gjitha këto marrveshje tashmë kan karaktër ndërkombëtar që zor të zhbëhën. Rrezikun që po e sheh tani prej tij nuk e kishte parë në kohën kur i duhej , duke lëshuar për të saten herë pe ndaj kërkesave hegjemoniste të Serbisë. Kurse kryeministri Hoti dhe LDK ndryshuan qëndrimin për Mini-Schengen kur u ngjitën në pushtet, e nuk përjashtohet mundësia që këta të ndryshojnë qendrime sërish nëse ashtu ju hyn në funksion politikisht . Se a përfiton, apo humb Kosova, nuk ka shumë rëndësi për këtë kastë politike!Takimi i fundit në Tiranë i gjashti më radhë , zor së do të sjellë implementim të marrveshjeve të dy shteteve shqiptare.Zor të lirohemi nga praktikat folkloriste për të kaluar në vepër , kur dihet së shumë pak u realizuan marrveshjet e firmosura nga pesë takimet paraprake.Minigjengeni do të ishte pozitiv sikur më parë të bëhët integrimi i dy shteteve shqiptare mes vete dhe në Evropë.Ky Minishengen i propozuar tash vetëm sa e sforcon dhe e faktorizon Serbinë në rajon, duke e bërë kryqender ekonomike , tregtare dhe politike.Zatën edhe marrveshja e Uashingtonit dhe sidomos qasja që ju dha në Ujman, është një tentim pak më ndryshe, jo i formës klasike për ndryshim kufijsh, e në dëm të Kosovës.Kjo Serbi e cila gjithë ditën lobon kunder pavarësisë të Kosovës, madje më lobimin e saj , u bënë edhe 18 çnjohje , është shumë e quditshme, që po ndihmohet nga Evropa e nga Amerika, e ka merituar të dënohet për gjenocid.Fuqitë e Mëdha i ndryshojnë pikëpamjet e tyre gjeostrategjike sipas interesave , por çfare interesi kanë krerët e dy shtetëve shqiptare, veq që të bëhën monark në shtetet e tyre, duke e sforcuar Serbinë, nuk e kam fare të qartë! Apetitet serbo -ruso nuk janë vetëm Minishengeni por është pretendimi final për asgjesim të dy shteteve tona.Këto apetite pushtuese të sllavëve nuk shuhen kurrë. Ne mjaftë e kemi integrimin e ndërsjellë dhe integrimin në Evropën e Bashkuar si synim i kahmotshem i shqiptarëve.Marrveshja e Uashingtonit që dha lejen e Minishengenit më duket ide e ngutshme , kur dihet së Serbia nuk i ka hequr pretendimet territoriale karshi shqiptarëve . Nuk i ka hequr ende nga preambulla kushtetuese ku Kosova figuron si pjesë përbërëse e saj. Atëherë për çfarë Minishengeni apo integrimesh tjera mund të bëhët fjalë?Bëhët fjalë për diqka që më shumë i dëmton interesat e shqiptarëve politikisht dhe ekonomikisht në Ballkan, së sa i ndihmon ato.Në fakt bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ështe i vonuar dhe më përfitime jo të nevojshme ekonomike, që nuk ish dashur të jetë i nevelit të tillë.Takimi i Tiranёs ishte dashur ti heqë më në fund barrierat midis dy vendeve. Nё takimin e Tiranёs u nёnshkruan shumё dokumente, por unё jam bukur skeptik pёr zbatimin e tyre, kur dihet së pak gjë doli pozitive nga takimet e deritashme.