Takimi i kryetari i Kuvendit të Kosovës, me presidentin Donald Trump

Takimi i kryetari i Kuvendit të Kosovës, me presidentin Donald Trump

22.02.2017 09:52:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Washingtoni. Kryetari Veseli ka siguruar qytetarët se gjatë takimit me presidentin Trump ka marrë mbështetje të plotë amerikane për Republikën e Kosovës.

“Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”.