Taksa e rrugës/ Dy ditë pas protestës, ‘nis’ puna në Kalimash, koncesionari…

02.04.2018 15:26:37

Nëse qytetarët do t’i vijojnë protestat për Rrugën e Kombit, por pa dhunë, duhet të dorëhiqet Edi Rama”.

Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela, i cili ka analizuar situatën e fundit në lidhje me protestat dhe arrestimet në KUkës që kundërshtojnë tarifën e vendosur nga qeveria për kalimin në “Rrugën e Kombit”.

Në një postim në “Facebook”, Ngjela thotë se nëse protestat vazhdojnë, Rama duhet të dorëhiqet.

“Socialistët dhe të gjithë shqiptarët që mbrojnë reformat, duhet të kuptojmë një gjë: largimi i Edi Ramës si kryeministër zhbllokon embargon financiare që Berlini i ka vënë këtij deri në implementimin e Reformës në Drejtësi, – shkruan Ngjela. – Socialistët duhet urgjent të vendosin kryeministrin e tyre që ia kërkon Uashingtoni dhe Berlini”.

Sipas Ngjelës, “rrëzimi i Ramës, shpëton shqiptarët; edhe Rrugën e Kombit se, mungesa në para që ka sot shteti shqiptar dhe që i vjen nga bllokimi financiar kundër tij – ndryshon menjëherë gjendjen financiare të qeverisë shqiptare dhe lejon qarkullimin e lirë në Rrugën e Kombit. Në këto momente këtë çështje e ka në dorë maxhoranca qeverisëse; më vonë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Politika amerikanë duhet të jetë e para ajo që duhet t’i kërkojë dorëheqjen një kryeministri të përbuzur nga populli i vet, që kuptohet se është tërësisht kundër Reformës në Drejtësi. Ka edhe diçka: si mund t’i vihet tarifë Rrugës së Kombit. !!!Është një turp historik”, – përfundon Ngjela.