Talat Xhaferi flet për ligjin e gjuhëve

13.05.2018 15:10:40

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare kur ai do të vlerësojë se është koha e duhur, por nuk precizon kur kjo mund të ndodhë.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai tha se duke marrë parasysh se nuk ka afate ligjore, ai tha se kur do të jetë koha e duhur ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Ai nuk dëshiron të komentojë zërat se partia shqiptare në pushtet BDI, kalkulon me Ligjin e gjuhëve dhe luan lojën ftohtë-nxehtë dhe në rast të zgjedhjeve të reja paralmetare, sërish ta aktualizojë gjuhën shqipe.

“Nuk dua të komentoj atë që thoni ju. Mendoj se ky nuk është qëndrim dhe kalkulim i BDI-së, por e asnjë ndonjë partie tjetër, pasi ligji tashmë është sjellur për herë të dytë dhe nuk ka asnjë kalkulim që të bëhet ajo që thoni”, tha Xhaferi.