Tanja Fajon, ministrit Vitia: Masat e ndërmarra duhet të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut

16.04.2020 17:22:51

Eurodeputetja Tanja Fajon ka zhvilluar bisedë telefonike, me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë e ka bërë të ditur, Fajon përmes një shkrimi në Twitte

Eurodeputetja ka thënë se i përkrah përpjekjet e ministrit për ta luftuar përhapjen e coronavirusit.

Fajon thotë se ministrin Vitia janë pajtuar që masat e ndërmarra në Kosovë duhet të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut.

“Sapo fola me ministrin kosovar të Shëndetësisë, Arben Vitia. Unë përkrah fuqishëm përpjekjet e tij kundër pandemisë COVID-19. Për ta evituar sëmundjen, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ne u pajtuam që të gjithë masat duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore”, ka shkruar Fajon, transmeton Telegrafi.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar vendimet e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, në mënyrë që të mos nxitet më shumë rritja e numrit me COVID-19.

Tanja Fajon, mag.

@tfajon

Just spoke with Minister of Health Arben Vitia. I fully support his efforts in fight against the pandemic. In order to contain the disease people need to . We agreed that all measures must be limited in time and in line with fundamental rights.