TAP: Pagesat e punëtorëve behën së shpejti

07.09.2016 13:20:43

Pas raportimeve për protestën e punëtorëve të cilët janë duke punuar për ndërtimin e gazsjellësit në Durrës, kompania TAP ka reaguar duke thënë se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti:

“TAP është informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie. TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt”, kanë thënë zyrtarë të TAP-it në një reagim për media.