Tasholli: Trump nuk është aksidental, mund edhe të rizgjidhet president

27.03.2019 23:32:27
Analisti i rrethanave politike dhe filozofi, Ismail Tasholli ka thënë se janë përdorur mënyra të ndryshme dhe të ulëta për ta denigruar figurën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ajo që doli nga prokuroria e pastron figurën e tij. Politika amerikanë i ka pasë gjithmonë mekanizmat e vet edhe kur i ndodh ndonjë marrëzi përbrenda politikës së saj”, ka thënë Tasholli, njofton Klan Kosova.

“Kthesa paradigmatike nga media klasike dhe virtualiteti që kanë shkaktuar fenomenin Trump duhet shikuar me disa elemente dialektike brenda kësaj ngjarje. Nëse Trump i bëri të parëndësishëm mediat klasike, krijoi mundësinë që në botën e vitalitetit të sulmohet. Trump nuk është aksidental në asnjë mënyrë dhe do të ishte gabim që ardhja politike e tij si aksidentale”.

Sa i përket rizgjedhjes së Trump si Presidenti i SHBA-së, Tasholli ka theksuar: “Nuk e di a do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Mund të ndodhin gjëra dhe situata që ta kthejnë mbrapsht që nuk mund ta fitojë mandatin tjetër dhe mund të fitojë rejting edhe më të madh dhe t’i fitojë zgjedhjet. Kultura amerikane në raport me politikën është më e avancuar”.