Tatimpaguesit të deklarojnë në mënyrë vullnetare obligimet tatimore

15.09.2016 14:53:23

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim Miomir M. Mugosa, drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Malit të Zi.

Në një njoftim për media thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në ATK, si dhe mundësin e rritjes së bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Malit të Zi dhe Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të këmbimit të përvojave në fushën e tatimeve, me theks të veçantë, menaxhimi i rrezikut, si dhe modulet që përdoren për lehtësimin e proceseve të punës. Në këtë takim Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri tha se vizita e Mugosës konsiderohet mjaft frytdhënëse, sa i përket shkëmbimit të përvojave të punës në funksion të ngritjes së vetëdijes të tatimpaguesve për të deklaruar në mënyrë vullnetare obligimet tatimore, pasi që siç tha ai, Administrata Tatimore është duke punuar, që të rris nivelin e deklarimit të tatimeve në mënyrë vullnetare.

 

Ndërsa, Mugosa tha se administratat do të vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të ndarjes së përvojave më të mira, drejt modernizimit të këtyre dy institucioneve. Gjithashtu, do të mbahet  një  punëtori  për trajtimin e çështjeve të Sektorit bankar dhe  institucioneve financiare.