Tayip Erdogan kërcenon sërish kryeministrin e Kosovës

02.04.2018 16:02:58

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, gjatë ditës së djeshme ka lëshuar përsëri një deklaratë lidhur me arrestimin në Kosovë të gjashtë shtetasve turq, e më pas deportimin e tyre në Turqi, veprim ky që rezultoi me shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe shefit të Intelegjencës kosovare.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, ishte porosia e Erdgoanit drejtuar krerëve shtetërorë të Kosovës, raporton lajmi.net.

Ndryshe, i vetmi që ka reaguar për këto deklarata të presidentit turk ka qenë kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili ka cilësuar se këto deklarime nuk i kontribuojnë forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kjo është deklarata e Presidentit turk e përkthyer në gjuhën shqipe: