Të dhunuarit gjatë luftës, zgjedhjet nuk ndikojnë në punën e Komisionit

22.05.2017 10:52:15

Së shpejti do të fillojë aplikimi për kompensimin e mjeteve për personat e dhunuar gjatë luftë, dhe zgjedhjet e parakohshme nacionale nuk do të ndikojnë në këtë proces.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një intervistë  ka folur për takimin e parë që ka pasur Komisioni për njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se do të fillojë pranimi i aplikacioneve dhe pas fazës së trajnimit intensiv të anëtarëve të Komisionitdo të bëhet edhe kompensimi i mjeteve.

Ai gjatë intervistës ka thënë se është dashur të punohet shumë më shumë grupe.

“Ish presidentja Jahjaga ka bërë një punë të madhe me Këshillin Kombëtarë dhe këto janë rezultatet”, u shpreh Abrashi.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: