Të dielën, Karnevalet festohen edhe në Prishtinë (Foto)

25.02.2017 12:10:27

Edhe sivjet festohen karnavalet në Prishtinë.

Grupi i Skautve në Kosovë, të dielën, më 26 shkurt, organizojnë “Karnavalet 2017” në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Marshi i karnavaleve nis në ora 14:00 -16:00 nga Teatri Kombëtar në Prishtinë, për të marshuar tutje në sheshin “Zahir Pajaziti” ku për 2 orë fëmijët do të argëtohen me maskime dhe lojëra të ndryshme.

Fëmijët janë të obliguar që të maskohen me maska me ngjyra, por jo të frikshme.

Maska më e bukur do të fitojë një Super-Dhuratë!