Zyra për informim e LDK-së nëpërmjet një njoftimi për mediet, informon se nesër do të mbahet Kuvendi i FR të LDK-së, si dhe fton mediet që ta përcjellin atë.
“Të dielën, më 25 dhjetor 2016, në orën 10:00, do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Forumit të Rinisë së LDK-së, e në të cilin do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa.
Kuvendi zgjedhor mbahet në Hotel “Emerald”.
Ftohen mediet që ta përcjellin këtë aktivitet!
Zyra për Informim – LDK” – thuhet në njoftim.