TË DIELËN VIHET GURTHEMELI I QENDRËS EDUKATIVE “LOYOLA- TRANZIT” NË PRIZREN

28.04.2018 19:27:32

Nga: Enver Sulaj

Të dielën, duke filluar në oën 15.00, do të vihet gurthemeli i Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit” në Prizren. Ne ceremoninë zyrtare pritet të jenë të pranishëm zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Kryetari i Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, përfaqësues të KFOR-it dhe donatorët gjermanë, të cilët e kanë mbështetur financiarisht këtë projekt.

Qendra do të ofrojë një kopsht fëmijësh dhe hapësirë për mësim për fëmijët e komunitetit ashakli të cilët jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit. Sipas dinamikës së paraparë, në shtator do të fillojë mësimi në këtë qendër, e cila do të jetë një rasti i jashtëzakonshëm për komunitetin ashkali, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për t’u përfshirë në rrjedhat arsimore dhe të integrimeve me komunitetet tjera.