Të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjakovë, dalin para gjykatës

28.01.2017 22:56:53

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, para trupit gjykues të shtunën u sollën dy të pandehur që akuzohen për vrasje të trefishtë të kryer para një viti në qendër të këtij qyteti.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, vëllezërit Valon dhe Ali Islamaj, të njohur si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe, patën mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

Jetën këtyre tre personave dyshohet se ua morën Qëndrim Shala e Veton Gjoshi, pasi kishin pasur një konflikt të mëparshëm. Shala e Gjoshi janë dorëzuar dje në Polic.