Të enjten do të shkatërrohen një numër i madh i armëve të vogla dhe të lehta

05.07.2017 13:44:38

Policia e Kosovës do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta. Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje rajonale duke shkatërruar një numër të madh të pjesëve të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe disa mijëra pjesë të tjera.

Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet më 6 korrik 2017, ora 10:00 në “Metal Holding” në Ferizaj.

Ngjarja do të hapet nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Behar Selimi, koordinatorja e Programit të UNDP, Valbona Bogujevci, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.