Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit në rend dite dy interpelanca

13.01.2017 14:22:08

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën më 16 dhjetor, për të caktuar datën për mbajtjen e seancës plenare.

Në rend ditë për seancën e radhës janë 12 pika , në mesin e të cilave edhe dy interpelanca. E para do të jetë ajo e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami dhe në të dytën kryeministri Isa Mustafa në lidhje me situatën në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

Të dy interpelancat janë iniciuar nga deputetët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi dhe Rexhep Selimi.

Pikat rendit të ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,
  5. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
  6. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
  7. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë)  Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e arëmve dhe dorëzimin e arëmve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
  11. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
  12. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.