Në Shqipëri: Të hënën mblidhet Kuvendi, votohet ‘Vettingu’ dhe qeveria ‘gjysmëteknike’

19.05.2017 13:57:06

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet  ditën e hënë në një seancë të jashtëzakonshme, ku do të votohen komisioneve të ‘Vettingut’ dhe ndryshimet e reja në qeveri që erdhën si rezultat i marrëveshjes së arritur 2 ditë më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Marrëveshja e bërë publike për mediat ditën e djeshme tregoi se një pjesë e mirë e qeverisë Rama bëhet teknike, duke qenë se 6 ministri të rëndësishme dhe zv/kryeministri do të propozohen nga Partia Demokratike.

Qeveria ‘gjysmëteknike’

Zv/kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI
Drejtori i përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural