Të hënën spërkatje kundër rriqrave në komunën e Kumanovës

18.08.2016 16:56:46

Më datë 22.08.2016 (e hënë) dhe 23.08.2016 (e martë), në varësi prej kushteve të motit, është paraparë trajtimi i sipërfaqeve të gjelbra publike në qytetin e Kumanovës, si masë në luftën kundër rriqrave.

“Qëllimi i trajtimit të këtillë është parandalimi i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Të gjithë hapësirat e trajtuara do të shënjohen dukshëm. Nuk rekomandohet qëndrim i gjatë në hapësirat e trajtuara si për njerëzit ashtu edhe për kafshët, sidomos në kohën pas trajtimit të kryer”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kumanovës.