Të kërkuarit nga policia për grabitje, shfaqen së bashku në Facebook

03.01.2019 21:21:40

Dy nga tre të kërkuarit për grabitje, Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, janë shfaqur së bashku në Facebook.

Në Facebook-un, e Kastriot Shalës është postuar një fotografi ku është etiketuar edhe Leutrim Latifi.

Postimin e tyre ata e kanë shoqëruar me mbishkrimin “E sa njeri ka ba turr, e u hi nër tavolinë si qen”.

Lidhur me rastin, Policia me 16 tetor të vitit 2018, ka njoftuar se është në kërkim të tre personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve.

Përmes një komunikate, Policia kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarve, pasi konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

“Dy të lartpërmendurit dhe Ridvan Ademi nga Podujeva ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen”./Telegrafi